Veçoritë
Njihuni me veçoritë e softuerëve tanë për gjuhën shqipe, një nga një.
Të gjitha format morfologjike
Për çdo fjalë, qoftë ajo folje, emër, përemër ose mbiemër, softueri ofron informacion të plotë morfologjik, duke përfshirë të gjitha format gramatikore në të cilat shfaqet.
Lexo veçorinëKorrigjime gjuhësore aty për aty
Ofron korrigjim gramatikor dhe drejtshkrimor në kohë reale, gjersa shkruani. Gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore i nënvizon me të kuqe përkatësisht me të kaltër dhe ofron sugjerime të përshtatshme.
Lexo veçorinëKorrigjim i gabimeve sintaksore
Në të njëjtin tekst, krahas gabimeve drejtshkrimore të nënvizuara me të kuqe, softueri nënvizon me të kaltër gabimet sintaksore dhe ofron sugjerime ose sqarime kur struktura e fjalisë është e pasaktë.
Lexo veçorinëSugjerime sinonimesh e antonimesh
Këshillon sinonime dhe antonime për fjalën e përzgjedhur, duke e ndihmuar përdoruesin në gjetjen e fjalës së duhur, nga njëra anë, dhe në pasurimin e shkrimit, duke shmangur përsëritjet e fjalëve në tekst, nga ana tjetër.
Lexo veçorinëPërfshirje e lehtë në platforma të tjera
Duke qenë e qasshme në mjedise të ndryshme digjitale, Kullën e shqipes mund ta kesh e ta përdorësh kudo ku shkruan.
Lexo veçorinëPërdorim i personalizuar
Softueri i mundëson përdoruesit që t’i përcaktojë disa parametra sipas dëshirës dhe nevojës së tij.
Lexo veçorinëBazë e gjerë e të dhënave
Për secilën fjalë të shkruar nga përdoruesi, softueri ofron kuptimet e saj bashkë me përkufizimet përkatëse (mbi 100.000 terma dhe 200.000 kuptime fjalësh).
Lexo veçorinëMbi 5 milion korrigjime automatike
Softueri nënvizon trajta të gabuara dhe këshillon trajta të sakta, por jo vetëm kaq.
Lexo veçorinëPërdorim i plotë i alfabetit shqip
Softueri mbështet përdorimin e lehtë të alfabetit të shqipes. Shkronjat "ë" dhe "ç", që kryesisht sjellin vështirësi, tani aktivizohen jo vetëm në dokumente, por edhe gjatë bisedave në internet, në komente, në shkrime (postime) etj.
Lexo veçorinëMbështetje e përparuar për gjuhën shqipe
Kulla e shqipes është softueri më i përparuar për gjuhën shqipe.
Lexo veçorinëMësim i gjuhës shqipe në internet
Platformë online për mësimin e gjuhës shqipe.
Lexo veçorinëTesto shqipen tënde
Paketa përfshin një softuer të veçantë për testimin e njohurive në gjuhën shqipe. Quhet "Testo shqipen tënde 1.0" dhe përmban mbi 10.000 pyetje nga fusha të ndryshme gjuhësore.
Lexo veçorinëModule edukative për fëmijë
Kulla e shqipes përfshin module edukative për fëmijë me aktivitete gjuhësore e matematikore, ilustrime, detyra dhe lojëra.
Lexo veçorinëKërkim i përparuar
Filtra të personalizuar të kërkimit: Përdoruesit mund të zbatojnë një gamë të gjerë filtrash të personalizuar për të përmirësuar rezultatet e tyre të kërkimit bazuar në kritere specifike.
Lexo veçorinëMbështetje për grupe të ndryshme përdoruesish
Softueri Kulla e shqipes është një vegël e rëndësisë së veçantë, e domosdoshme për gjithë përdoruesit e gjuhës shqipe, shqiptarë apo të huaj.
Lexo veçorinë