Shkrimori
Të gjitha veçoritë

Testo shqipen tënde

Paketa përfshin një softuer të veçantë për testimin e njohurive në gjuhën shqipe. Quhet "Testo shqipen tënde 1.0" dhe përmban mbi 10.000 pyetje nga fusha të ndryshme gjuhësore.

Paketa përfshin një softuer të veçantë për testimin e njohurive në gjuhën shqipe. Quhet "Testo shqipen tënde 1.0" dhe përmban mbi 10.000 pyetje nga fusha të ndryshme gjuhësore.

Integrimi me Kullën e shqipes: Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0. Pra, nëse je regjistruar në portalin GjuhaShqipe.com, mund ta përdorësh edhe Testo shqipen tënde 1.0 për ueb.

Mbështetje për platforma të ndryshme: I përshtatshëm për kompjuter, telefon të mençur dhe tablet me sistem operues Android ose iOS.

Galeri pyetjesh: Përbëhet nga module të përparuara, që përmbajnë dhjeta-mijëra pyetje. Karakterizohet nga larushia e pyetjeve dhe sistemi inteligjent i funksionimit të tyre. Përdoruesit i kërkohet ta zgjedhë përgjigjen e saktë nga katër mundësitë e shfaqura në ekran.

Pyetje rastësore: Çdo pyetje paraqitet në mënyrë të rastësishme dhe nuk ka gjasë të përsëritet, përveçse rastësisht. Ky test ka për qëllim nxitjen për një garë kombëtare se kush e njeh më mirë gjuhën shqipe.

Dizajn miqësor për përdoruesit: Dizajni mahnitës dhe ndërfaqja e qartë e përdoruesit e bëjnë të lehtë testimin e aftësive gjuhësore.

Spektër i gjerë gjuhësor: Ideja e të qenit gjithëpërfshirës bën që pyetjet të mbulojnë fusha e aspekte të ndryshme gjuhësore.

I përshtatshëm për të gjitha nivelet: Është i mirëmenduar për nxënësit e të gjitha niveleve, duke ofruar një mënyrë të përshtatshme dhe të arritshme të zotërimit shkallëshkallshëm të shqipes.

Përfshirja e materialeve mësimore: Softueri integrohet pa problem me materialet dhe burimet e tjera mësimore. Përdoruesit mund të kenë qasje në artikuj, video ose materiale mësimore plotësuese drejtpërdrejt nga ndërfaqja. Kjo e bën atë një shoqërues për këdo që interesohet për shqipen.

Shpërblime të shumta: Përdoruesit fitojnë pikë për çdo përgjigje të saktë, sikundërqë për secilën përgjigje të pasaktë ndëshkohen me heqje të pikëve. Kjo është një formë e mirë për t’i motivuar përdoruesit të synojnë saktësinë, që është përcaktuese për nivelin e shpërblimit.

Teste individuale dhe grupore: Testet kategorizohen në individuale dhe grupore. Në testet individuale ju konkurroni kundër vetes, ndërsa testet në grup mundësojnë konkurrencë me familjarët, me miqtë apo kolegët (edhe me shpërblime).

Vlerësimi i njohurive: Teston dhe vlerëson njohuritë e përdoruesit për gjuhën shqipe.

Mjet i efektshëm i mësimit: Një mjet i vlefshëm për të përmirësuar aftësitë tuaja për gjuhën shqipe, si në përdorim praktik ashtu edhe në kuptimin teorik.

Përditësimet e rregullta të përmbajtjes: Për të mbajtur përvojën mësimore të freskët dhe tërheqëse, baza e të dhënave përditësohet rregullisht, pra shtohen pyetje dhe përmbajtje të reja. Përdoruesit do të kenë qasje në një gamë të gjerë sfidash gjuhësore.

Teknikë e mësimit përshtatës: Përdor teknika inteligjente të përshtatjes së pyetjeve apo të mësimeve bazuar në rezultatet e mëparshme të përdoruesit.