Përdorim i plotë i alfabetit shqip
Softueri mbështet përdorimin e lehtë të alfabetit të shqipes. Shkronjat "ë" dhe "ç", që kryesisht sjellin vështirësi, tani aktivizohen jo vetëm në dokumente, por edhe gjatë bisedave në internet, në komente, në shkrime (postime) etj.
Softueri mbështet përdorimin e lehtë të alfabetit të shqipes. Shkronjat "ë" dhe "ç", që kryesisht sjellin vështirësi, tani aktivizohen jo vetëm në dokumente, por edhe gjatë bisedave në internet, në komente, në shkrime (postime) etj.
Integrimi me Kullën e shqipes: Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0. Pra, nëse e ke instaluar apo e instalon Kullën e shqipes 2.0 në kompjuterin tënd instalohet edhe Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows.
Mbështetje të plotë alfabetit të gjuhës shqipe: Zgjidh problemin e përdorimit të plotë të alfabetit të gjuhës shqipe, duke përfshirë shkronjat "Ë / ë" dhe "Ç / ç", në çdo situatë, në çdo tastierë, pavarësisht nga gjuha që keni instaluar, qoftë gjatë shkrimit në kompjuter, qoftë në internet etj.
Mbështet tastierën angleze: Kjo siguron që edhe përdoruesit me tastierë angleze të mund të shkruajnë në mënyrë efikase shqip, duke përfshirë shkronjat e shqipes "Ë / ë" dhe "Ç / ç". Është menduar ndryshim minimal me tastierën angleze, që është universale dhe shumë e përdorur nga shqiptarët.
Standardizimi i shkronjave shqipe: Standardizon përdorimin e të gjithë shkronjave të alfabetit të shqipes, duke e bërë atë një zgjidhje standarde për të gjithë shqipfolësit.
Konfigurim miqësor për përdoruesit: Me këtë softuer shkronjat “ë” dhe “ç” fillimisht vendosen në tastet që përdoren rrallë " [ = ë dhe ] = ç ". Përdoruesi mund ta modifikojë sipas dëshirës së tij pozicionin e tasteve të caktuara fillimisht. Ai mund ta çaktivizojë fare nëse do. Aktivizimi dhe çaktivizimi i Tastierës digjitale bëhet nëpërmjet tasteve Alt + T.
Lehtësisht të arritshme: Përdoruesi do t’i ketë lehtësisht të arritshme shkronjat shqipe (ë-në dhe ç-në) në atë rreshtim.Një vendosje e tillë mundëson që të shkruhet lehtë shqip dhe, në të njëjtën kohë, nuk e pengon apo ndërlikon të shkruarit në anglisht e në gjuhë të tjera.
Shtimi i shkronjave pa zëvendësuar: Shkronjat “ë” dhe “ç”, duke mos zëvendësuar shkronjat e tastierës angleze, por vetëm dy nga shenjat (“[” dhe “]”), nuk “shqetësojnë” përdoruesit e deritanishëm të tastierës angleze, të cilët janë mësuar të shtypin me 10 gishta. Nga ana tjetër, shkronjat “ë” dhe “ç”(si dhe shkronjat e tjera) nuk janë të vendosura sipas frekuencës së përdorimit në gjuhën shqipe.