Shkrimori
Të gjitha veçoritë

Bazë e gjerë e të dhënave

Për secilën fjalë të shkruar nga përdoruesi, softueri ofron kuptimet e saj bashkë me përkufizimet përkatëse (mbi 100.000 terma dhe 200.000 kuptime fjalësh).

Për secilën fjalë të shkruar nga përdoruesi, softueri ofron kuptimet e saj bashkë me përkufizimet përkatëse (mbi 100.000 terma dhe 200.000 kuptime fjalësh).

Integrimi në Kullën e shqipes 2.0: Softueri është pjesë e paketës “Kulla e shqipes 2.0”. Pasi ta instaloni ose ta keni instaluar “Kullën e shqipes 2.0” në kompjuterin tuaj instalohet automatikisht edhe Fjalori i madh i gjuhës shqipe.

Bazë e gjerë e të dhënave: Përmban një fond të madh fjalësh shqipe, me kuptimet dhe shpjegimet përkatëse për secilën.

Mbi 100.000 terma dhe 200.000 kuptime fjalësh: Baza e të dhënave përmban një fjalës të pasur termash shqip, të shoqëruar me shpjegime të plota për secilin prej tyre. Fushëveprimtaria e gjerë leksikore e Fjalorit e bën atë një burim të vlefshëm për këdo, për nxënës, përkthyes e për njerëz të profesioneve e të lëmenjve të ndryshëm.

Zbërthim kuptimor i hollësishëm i fjalëve: Zbërthen fjalët në pjesët përbërëse të tyre, duke ua zbuluar kuptimet specifike, qoftë të drejtpërdrejta apo figurative. Ky funksion i ndihmon përdoruesit t’i kuptojnë nuancat kuptimore dhe kontekstin në të cilin përdoren fjalët.

Klasat e fjalëve: Secila fjalë në bazën e të dhënave kategorizohet sipas klasës dhe veçorive gramatikore, qoftë emër, mbiemër, folje etj. Ky shënim i ndihmon nxënësit ta kuptojnë rolin e fjalëve brenda fjalive dhe lehtëson përdorimin e duhur në kontekste të ndryshme.

Shembuj ilustrues të shumtë: Për çdo kuptim të fjalës janë dhënë shembuj, shumë prej tyre të përditësuar, që ofrojnë shpjegime praktike në përdorim dhe kontekst. Nxënësit mund të kuptojnë më mirë se si përdoren fjalët në situatat e përditshme, duke rritur aftësinë e tyre për të komunikuar në mënyrë efektive në gjuhën shqipe.

Ilustrime të thjeshta: Kuptimi i secilës fjalë shoqërohet me ilustrime të thjeshta, si tip togfjalëshash e njësish të shkurtra frazeologjike, që tregojnë për lidhjen e fjalës titull me fjalë të tjera dhe ofrojnë kështu një pasqyrë kuptimore më të plotë.

Shprehje e thënie të urta: Shpjegimet shpesh shkojnë përtej përdorimeve të drejtpërdrejta dhe sjellin vlerë të re kuptimore. Në këtë funksion, duke parë edhe mundësitë e zgjeruara hapësinore të këtij tip fjalori (elektronik), janë përfshirë shumë thënie e fjalë e urta. Përdoruesit fitojnë njohuri mbi nuancat kulturore dhe kontekstuale të gjuhës shqipe, duke përmirësuar aftësitë e tyre gjuhësore dhe të kuptuarit kulturor.

Mjet i shpejtë referimi: Shërben si një mjet i shpejtë referimi për përdoruesit që kërkojnë kuptimet e fjalëve, nuancat e tyre, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur.

Shkurtesa për fushën e përdorimit: Kuptimet e ndryshme të fjalëve janë të shoqëruara me shkurtesa të ndryshme, që tregojnë fushën e përdorimit (gjeogr., gjeol., hidrol., hist., kim. etj.), vlerat dhe nuancat kuptimore (bised., iron., shar., zvog. etj.) si dhe veçori të ndryshme gramatikore: em., f., v. nj., kal. etj.).

Ndërfaqe shumëfunksionale: Softueri përmban një ndërfaqe miqësore dhe shumë praktike për përdoruesit, me butonë dhe një shirit kryesor kërkimi.

Funksionalitet i përparuar i kërkimit (sugjerime automatike): Përdoruesit i duhet vetëm të nisë ta shkruajë fjalën dhe automatikisht i renditen të gjitha fjalët që fillojnë me germat e shënuara në kërkim. Kjo i ndihmon atij që t’i gjejë shpejt fjalët që kërkon.

Kërkimi i përafërt: Përdoruesit mund të kërkojnë fjalë edhe kur nuk janë të sigurt për formën e saktë të fjalës që kërkojnë, duke lejuar kërkime më efikase dhe më të përshtatshme për përdoruesit. Ky funksion ndihmon në gjetjen e shpejtë të fjalëve të dëshiruara, veçanërisht kur kemi të bëjmë me ngatërrime mes shkronjave, ndërrime vendesh etj.

Kërkimi brenda përkufizimeve: Softueri i lejon përdoruesit të kërkojnë fjalë dhe grupe fjalësh brenda përshkrimeve të fjalëve, jo vetëm në fjalët titull. Kjo e bën më të lehtë hulumtimin e koncepteve të lidhura.

Komanda e kopjimit: I lejon përdoruesit të kopjojnë një fjalë së bashku me shpjegimet e saj për referencë ose përdorim diku tjetër.

Komanda e shënimit: Nëse përdoruesi dëshiron të mbajë një shënim në faqen e kërkuar, këtë mund ta bëjë falë komandës së shënimit në fund të faqes.

Mbështetje për grupe të ndryshme përdoruesish: Ndihmon profile të ndryshme përdoruesish, duke përfshirë punonjës të qeverisë, shkrimtarë, gazetarë, studentë, të huaj që mësojnë shqip dhe studiues në fushën e gjuhës shqipe.

Qasje në mësimin e gjuhës shqipe: Ofron një mënyrë të frytshme dhe të këndshme për të mësuar gjuhën shqipe, si për edukatorët e mësuesit, ashtu edhe për nxënësit e studentët që kërkojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

Integrimi me platforma të ndryshme: Softueri është i disponueshëm në versione të shumta, duke përfshirë një aplikacion interneti për shfletues ueb, një aplikacion kompjuteri dhe aplikacione për telefona të mençur dhe tabletë (me sisteme operuese Android ose iOS).

Ndihma: Përfshin një dokument gjithëpërfshirës ndihme që shërben si një burim i rëndësishëm për përdoruesit, duke adresuar pyetje dhe duke ofruar udhëzime se si ta përdorin softuerin në mënyrë efektive.