Korrigjim i gabimeve sintaksore
Në të njëjtin tekst, krahas gabimeve drejtshkrimore të nënvizuara me të kuqe, softueri nënvizon me të kaltër gabimet sintaksore dhe ofron sugjerime ose sqarime kur struktura e fjalisë është e pasaktë.
Në të njëjtin tekst, krahas gabimeve drejtshkrimore të nënvizuara me të kuqe, softueri nënvizon me të kaltër gabimet sintaksore dhe ofron sugjerime ose sqarime kur struktura e fjalisë është e pasaktë.
Kjo është e dobishme për përdoruesit që synojnë të përmirësojnë strukturimin e fjalive të tyre.
Integrimi me Kullën e shqipes: Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0, pra nëse e ke instaluar apo nëse e instalon Kullën e shqipes 2.0, në kompjuterin tënd instalohet edhe Sintaksori 1.0 për MS Office.
Korrigjim morfosintaksor: Ky softuer i sofistikuar i shqipes ndihmon në korrigjimin e gabimeve morfologjike dhe sintaksore në tekstin e shkruar, gjithnjë duke iu përmbajtur rregullave gjuhësore. Me korrigjimin morfosintaksor mundësohen format e duhura të fjalëve, lidhjet e sakta mes tyre dhe rregullohen strukturat e fjalive. Kjo ndihmon në përdorimin e saktë të foljeve, në kohë e në mënyra të ndryshme, trajtat e duhura të mbiemrave, të përemrave dhe më shumë.
Reagim në kohë reale: Tërheq menjëherë vërejtjen te përdoruesi ndërsa ai shkruan tekstin, duke theksuar gabimet sintaksore.
Korrigjon trajtat foljore: Korrigjon përdorimin e gabuar të foljeve, qoftë për kohën, mënyrën, vetën apo numrin, duke siguruar që përdoruesit të shkruajnë me saktësi.
Shenjat e pikësimit: Siguron që shenjat e pikësimit të përdoren në përputhje me rregullat gjuhësore.
Përdorimi i korpusit: Përdor një korpus të gjuhës shqipe me të gjitha veçoritë morfosintaksore dhe trajtat e mundshme të fjalëve për të vërtetuar saktësinë e tekstit.
Rregullat gjuhësore: Bazohet në rregullat e gjuhës për të ofruar korrigjime të sakta dhe të përshtatshme.
Respektimi i normës: Ndihmon në respektimin e normave gramatikore, duke siguruar që shkrimi përputhet me standardet gramatikore.
Zbulon përdorime të gabuara: Ndihmon në përdorimin e duhur të përemrave, veçanërisht përemrave pronorë, duke siguruar përputhje të saktë në gjini dhe numër; ndihmon në përmirësimin e trajtave të shkurtra dhe përdorimin e duhur të tyre; korrigjon gabimet gjatë përdorimit të nyjave dhe parafjalëve në tekst; rregullon përdorimin e gabuar të ndajfoljeve dhe mbiemrave të formuar prej tyre në vend të njëra-tjetrës.
Mjet i sofistikuar për përvetësimin e gjuhës shqipe: Përmes sugjerimeve të ofruara, ndihmon përdoruesit të përvetësojnë strukturën sintaksore të gjuhës shqipe.
Sintaksë pa gabime: Softueri ndihmon shmangien e gabimeve të zakonshme sintaksore, duke i ndihmuar përdoruesit të shkruajnë fjali të sakta e kuptimplota.