Përdorim i personalizuar
Softueri i mundëson përdoruesit që t’i përcaktojë disa parametra sipas dëshirës dhe nevojës së tij.
Softueri i mundëson përdoruesit që t’i përcaktojë disa parametra sipas dëshirës dhe nevojës së tij. Pra, brenda llogarisë së tij ai mund të bëjë ndryshime të cilat vlejnë vetëm për përdorime vetjake. Ndryshimet që softueri ia lejon përdoruesit janë: të shtojë fjalë për përdorim personal, të shtojë korrigjime automatike, të favorizojë fjalë të caktuara dhe të krijojë lista të tyre, të ketë historinë personale të përdorimit, t’i emërtojë a t’i riemërtojë dosjet dhe skedarët sipas dëshirës e në çdo kohë. Përdoruesi mund ta aktivizojë versionin e tij të personalizuar të Kullës në pajisje të ndryshme sipas të njëjtës llogari.
Parametra të personalizuar: Përdoruesit mund të përcaktojnë parametra të ndryshëm nga të tjerët, duke i bërë ata të zbatueshëm vetëm për llogarinë e tyre.
Fjalor i veçantë i përdoruesit: Përdoruesi mund të shtojnë fjalë që pastaj mbesin në përdorim vetëm nga ai.
Auto-korrigjime: Korrigjime automatike që funksionojnë vetëm në kompjuterin e përdoruesit.
Fjalët e preferuara: Përdoruesit mund të shënojnë fjalë të caktuara si të preferuara dhe të krijojnë lista të këtyre fjalëve.
Historia e përdorimit vetjak: Ka historinë personale të përdorimit të fjalëve nga Fjalori i madh i shqipes.
Organizimi i skedarëve: Përdoruesit mund të emërtojnë dhe të riemërtojnë skedarët dhe dosjet sipas preferencave të tyre në çdo kohë.
Sinkronizimi i pajisjeve: Mund të kalojë nga një pajisje në tjetrën dhe çdoherë ta ketë të aktivizuar versionin e tij të personalizuar të Kullës shqipes.
Llogari unike: Secila llogari e krijuar në GjuhaShqipe.com është unike dhe e lidhur me një adresë të vetme emaili. Kjo e siguron përdoruesin se askush tjetër nuk mund ta shfrytëzojë të njëjtin email.