Shkrimori
Të gjitha veçoritë

Përfshirje e lehtë në platforma të tjera

Duke qenë e qasshme në mjedise të ndryshme digjitale, Kullën e shqipes mund ta kesh e ta përdorësh kudo ku shkruan.

Duke qenë e qasshme në mjedise të ndryshme digjitale, Kullën e shqipes mund ta kesh e ta përdorësh kudo ku shkruan. Ajo përfshihet në platforma kompjuterike dhe shfletues të ndryshëm interneti, duke përfshirë: Microsoft Word, Microsoft Windows, Google Drive, Gmail, Microsoft Outlook, shfletues uebi si: Google Chrome dhe Opera si dhe sistemet operuese: Android dhe iOS.

Aplikacion universal: Përdoruesit mund ta shfrytëzojnë Kullën e shqipes virtualisht kudo që shkruajnë, duke përfshirë platformat e rrjeteve sociale, të shërbimeve të emailit, në faqe të ndryshme uebi etj. Pra, ti je i mbështetur gjuhësisht edhe kur shkruan në Facebook, në Messenger, Instagram, Gmail, Google Drive, apo kudo tjetër në internet.

Ndihmë gramatikore dhe gjuhësore: E integruar në të gjitha këto faqe Kulla e shqipes të mundëson të shkruash lehtë, drejt e saktë. Shqipshkruesit mund t’i korrigjojnë gabimet gramatikore përmes sugjerimeve të atypëratyshme.

Përdorimi i lehtë: Softueri është krijuar që të jetë lehtësisht i përdorshëm dhe i qasshëm për të gjithë përdoruesit. Përfshirja dhe integrimi i gjerë në platforma dhe pajisje të ndryshme është përparësi për shfrytëzuesit në përmirësimin e gjuhës kudo ku shkruajnë, komunikojnë ose punojnë.

Këto veçori e bëjnë Kullën e shqipes një burim të vlefshëm për përdoruesit e gjuhës shqipe.