Module edukative për fëmijë
Kulla e shqipes përfshin module edukative për fëmijë me aktivitete gjuhësore e matematikore, ilustrime, detyra dhe lojëra.
Kulla e shqipes përfshin module edukative për fëmijë me aktivitete gjuhësore e matematikore, ilustrime, detyra dhe lojëra. Ato mbulojnë lëmenj të ndryshëm, si: arti, letërsia, muzika, sporti, bota bimore e shtazore, profesionet dhe më shumë. Lojërat, si pjesa më e dashur për çdo fëmijë, përpos karakterit argëtues, njëkohësisht përforcojnë njohuritë e marra, rritin krijueshmërinë dhe zhvillojnë kujtesën e fëmijës.
Integrimi me Kullën e shqipes: Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0, pra, nëse e ke instaluar apo nëse e instalon Kullën e shqipes 2.0, në kompjuterin tënd instalohet edhe Fillestarja digjitale e shqipes 1.0
Edukativ dhe argëtues: Si një softuer për fëmijë Fillestarja kombinon mësimin dhe argëtimin, ndërthurje kjo tashmë e dëshmuar për nxënie efektive. Një proces i tillë mësimor është më tërheqës dhe zbavitës për përdoruesit e rinj, por edhe një përvojë të frytshme mësimore.
Përputhshmëria: Fëmija juaj mund ta përdorë Fillestaren digjitale në çdo kohë në kompjuter, në tablet apo në telefon të mençur.
Objektiva të shumta mësimore: Fokusohet në mësimin e gjuhës shqipe, shkrim-leximin e drejtshkrimin, në përdorimin e kompjuterit, përkatësisht punës me njësitë e tij themelore: lëvizjet e miut, shkrimi me tastierë etj., që për fëmijën bëhen më të lehta pikërisht sepse mësohen përmes lojërave.
Mësimi i përmirësuar nga teknologjia: Përdor teknologjinë për të përmirësuar procesin e të mësuarit. Softueri kombinon përmbajtjen edukative me aktivitete të bazuara në lojëra për ta bërë mësimin argëtues dhe tërheqës për fëmijët e moshës 5-10 vjeç.
Module të strukturuara të të mësuarit: Aktivitetet mësimore në këtë softuer përmblidhen në një strukturë prej nëntë modulesh. Këto module mbulojnë një gamë të gjerë lëndësh, përfshirë aktivitete gjuhësore e matematikore me ilustrime, testime njohurish, detyra dhe lojëra; dije nga arti e muzika, shtazët e bimët, sportet e profesionet, transporti e planetët, që të gjitha të ilustruara. Brenda Fillestares ka informacione edhe për vendin tonë, kulturën materiale, shtrirjen e qyteteve, kryeqytetin etj.
Përmbajtje letrare: Përfshin përmbajte letrare për lexuesit e vegjël përmes tregimeve, fabulave e gjëegjëzave. Synohet që në të ardhmen të shtohet kjo përmbajtje, por edhe të pasurohet me gjini të tjera letrare.
Aktivitete për zhvillim të kujtesës: Përfshin lojëra që jo vetëm argëtojnë, por gjithashtu përforcojnë njohuritë e marra, rritin krijueshmërinë dhe zhvillojnë kujtesën e fëmijës.
Mësimi i gjuhës: Mësimi dhe zotërimi i mirë i gjuhës shqipe nga të vegjlit është parësor ndër qëllimet tona. Kështu, me kujdes të madh është përzgjedhur përmbajtja teorike gjuhësore, e përshtatur për tri nivele të ndryshme. Janë përfshirë pjesët e ligjëratës me veçoritë e tyre gramatikore, janë dhënë shembuj të shumtë ilustrues, por edhe janë përpiluar pyetje për testimin e njohurive të marra.
Fuqizimi i nxënësve të rinj: Fuqizon nxënësit e rinj që të kenë besim në përdorimin e gjuhës shqipe dhe në zotërimin e aftësive thelbësore kompjuterike, duke vendosur një bazë për arsimimin e tyre të ardhshëm.
Si një mjet arsimor gjithëpërfshirës dhe tërheqës, ky softuer synon që përmes argëtimit të nxisë te fëmijët mësimin e gjuhës, leximin, shkrimin dhe marrjen e njohurive kompjuterike. Mësimnxënia është e frytshme sidomos kur kombinohet mësimi dhe aktivitetet krijuese.
Dije, shkathtësi dhe argëtim përmes “Fillestares digjitale”.