Të gjithë softuerët, kodi burimor i tyre, materialet gjuhësore, aplikacionet, skicat, planet, dokumentet, dizajnet dhe çdo gjë tjetër e shfaqur në portalin GjuhaShqipe.com, si ato që shfrytëzohen në internet, edhe ato që shkarkohen në kompjuterë, janë pronë 100% e Albasoft SHPK dhe Qendrës për Edukim dhe Përparim me seli në Prishtinë dhe Albatag SHPK me seli në Tiranë.
Të gjitha të drejtat e autorësisë, si, ato që konsiderohen shpikje, ato që shprehin anën teknike, materialet gjuhësore, aplikacionet, kodi burimor i softuerëve, dizajnët etj. janë të drejta të rezervuara nga ne, bashkë me të drejtën e pronësisë 100%.
Të gjithë softuerët janë zhvilluar nga ne dhe janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një softuer”.
Përveçse në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit” dhe në dokumentet e tjera plotësuese si pjesë e softuerëve, në mënyrën që ne e lejojmë, askush nuk ka të drejtë që t’i përdorë ndryshe pronat tona intelektuale, në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen.