Mbi 5 milion korrigjime automatike
Softueri nënvizon trajta të gabuara dhe këshillon trajta të sakta, por jo vetëm kaq.
Softueri nënvizon trajta të gabuara dhe këshillon trajta të sakta, por jo vetëm kaq. Në mbi 5 milionë raste shmangiesh drejtshkrimore ai bën përmirësime automatike. Këto shmangie normative janë zakonisht rastësore, ndërsa korrigjimi vetvetiu nga programi i tyre i kursen mund e kohë përdoruesit.
Përdor inteligjencën artificiale: Softueri është tejet i përparuar, përdor inteligjencën artificiale dhe funksionon në kohë reale.
I rregullon gabimet në çast: Aktivizohet aty për aty kur përdoruesi shkruan shqip, duke bërë korrigjime të menjëhershme.
Përmirëson automatikisht shkronjën: Rregullon automatikisht rastet kur në një fjalë ka përdorim të gabuar të një shkronje, përkatësisht në vend të saj është vendosur gabimisht një tjetër (psh. q/ç,linqoj rregullohet në linçoj; p/b, c/s, etj.).
Plotëson automatikisht shkronjat që mungojnë: Gjurmon dhe korrigjon shkronjat që mungojnë në një fjalë (psh. kompjute rregullohet në kompjuter).
Rendit saktë shkronjat: Rregullon automatikisht dy shkronja të fjalës që janë këmbyer gabimisht, i vendos në rend (psh. këdnoj rregullohet në këndoj).
Ndërhyrje minimale në shkrim: Gjatë shkrimit ndërhyn minimalisht duke ruajtur stilin e të shkruarit.