Shkrimori
Të gjitha veçoritë

Sugjerime sinonimesh e antonimesh

Këshillon sinonime dhe antonime për fjalën e përzgjedhur, duke e ndihmuar përdoruesin në gjetjen e fjalës së duhur, nga njëra anë, dhe në pasurimin e shkrimit, duke shmangur përsëritjet e fjalëve në tekst, nga ana tjetër.

Këshillon sinonime dhe antonime për fjalën e përzgjedhur, duke e ndihmuar përdoruesin në gjetjen e fjalës së duhur, nga njëra anë, dhe në pasurimin e shkrimit, duke shmangur përsëritjet e fjalëve në tekst, nga ana tjetër. Gjetja e fjalëve burimore shqipe, përzgjedhja e kuptimeve më të përshtatshme, të përafërta a të kundërta etj., e bëjnë tekstin më të arrirë kuptimisht.

Instalohet automatikisht: Nëse e ke instaluar apo nëse e instalon Kullën e shqipes 2.0, në kompjuterin tënd instalohet automatikisht edhe Sinonimia 1.0 për MS Office.

Integrimi në Kullën e shqipes: Është pjesë e Kullës shqipe, ndaj instalimi është i lehtë dhe funksionaliteti i lartë.

Integrimi në MS Office: Softueri është i integruar si një komponent i MS Office.

Mbi 100,000 sinonime dhe antonime: Me një gamë të gjerë të sinonimesh e antonimesh për gjuhën shqipe, softueri mundëson përzgjedhje të pasur leksikore.

Sugjerime sinonimike në kohë reale: Ndërsa përdoruesit shkruajnë në MS Word, MS Outlook apo në aplikacione të tjera të MS Office, softueri ofron sugjerime sinonimike të menjëhershme. Kjo i ndihmon përdoruesit që aty për aty të shërbehen me fjalën e duhur.

Zëvendësim me një klik: Përdoruesi e zëvendëson fjalën me sinonimin me një klikim të vetëm, pa pasur nevojë ta fshijnë paraprakisht e ta shkruajnë. Kjo i thjeshtëson procesin e shkrimit dhe kursen i kohën përdoruesit.

Sugjerime antonimike aty për aty: Përveç sinonimeve, softueri sugjeron edhe antonime (fjalë me kuptime të kundërta) për fjalët. Ato ndihmojnë në zbërthimin e kuptimit të një fjale, zakonisht të panjohur, por edhe rritin aftësinë shprehëse.

Kosto efektive (Zgjidhje ekonomike): Është zgjidhje me kosto efektive për pasurimin e gjuhës, duke shmangur nevojën për të krijuar dhe shpërndarë qindra fjalorë sinonimikë.

Mjet edukativ: Shërben si mjet edukativ ndihmës për nxënësit në rritjen e aftësive shprehëse në të shkruar, por edhe të atyre komunikuese përgjithësisht.

Qasje të lehtë: Është lehtësisht i disponueshëm për përdoruesit, veçanërisht për studentët, studiuesit, profesionistët administrativë dhe të tjerë.

Përditësime të vazhdueshme: Plotësohet rregullisht me përmbajtje të re, por përparohet edhe në aspektin teknik, për funksionim sa më të mirë.

Shkrim cilësor: Ndihmon në përzgjedhjen e të fjalëve të duhura, duke rritur cilësinë e përgjithshme të përmbajtjes suaj.

Mënjanon fjalët e huaja: Mundëson zëvendësimin e fjalëve të huaja me përgjegjëset në shqipe. Për shumë huazime, që me kohë po bëhen pjesë e leksikut tonë, softueri këshillon sinonime të parapëlqyera, midis tyre edhe fjalë burimore. P.sh. për fjalën “objektiv” sugjerohen sinonimet “synim”, “pikësynim”, “qëllim”, “i paanshëm”, etj. Pra, hapësirë, shtytje e përparësi i jepet fjalës burimore shqipe, por i mbetet përdoruesit të vendosë.

Ngritje gjuhësore: Përdorimi i Sinonimisë i ndihmon përdoruesit që t’i zgjerojnë njohuritë e tyre gjuhësore, duke i bërë ata më të aftë për të komunikuar e për të shkruar në gjuhën shqipe.