Të gjithë artikujt
Fjalori i madh2 min lexim

Fjalori i madh i gjuhës shqipe

Si ta kërkosh një fjalë në Fjalorin e madh dhe çfarë të ofron fjala e hapur, nga kuptimet me shembuj deri te shqiptimi dhe format gramatikore.

Fjalori i madh i gjuhës shqipe përmban rreth 332 000 fjalë. Shumica dërrmuese e tyre është e hapur falas për të gjithë. Fjalorin e gjen brenda Shkrimorit: mjafton të hapësh aplikacionin dhe të zgjedhësh Fjalorin. E ke edhe në aplikacionin për celular.

Kërkimi i fjalës

Shkruaj fjalën në kutinë e kërkimit. Sapo fillon të shtypësh, të dalin sugjerime me fjalë të përafërta; kliko njërën prej tyre ose shtyp Enter dhe fjala hapet. Herën e parë që e hap Fjalorin, të pret një fjalë e rastit. Më pas rikthehesh gjithnjë te fjala që ke parë së fundi.

Në anën e djathtë i ke fjalët e ngjashme, historikun e fjalëve që ke hapur dhe fjalët e tua të ruajtura.

Çfarë të ofron çdo fjalë

  • “Fjalori shpjegues”: kuptimet e fjalës, me shembuj përdorimi, proverba dhe frazeologji.
  • “Fjalori drejtshkrimor”: fjala ashtu siç e kërkon drejtshkrimi.
  • “Fjalori i sinonimeve”: fjalë me kuptim të njëjtë ose të afërt.
  • “Përkthimi”: si përkthehet fjala.
  • “Format e fjalës”: tabelat gramatikore të fjalës.

Tabelat gramatikore i kemi shpjeguar më vete, te artikulli “Format e fjalës”.

Për shqiptimin kliko butonat e altoparlantit te fjala dhe te kuptimet: fjala lexohet me zë, bashkë me nyjën e saj. Dëgjimi shpenzon tokenët e Lexuesit, njësoj si leximi i teksteve në redaktor. Ridëgjimi i një klipi të hapur nuk të kushton asgjë.

Homonimet

Homonimet në Fjalorin e madh janë fjalë më vete. Pas kryefjalës qëndron një numër romak i zbehtë, p.sh. “mal II”: kjo të tregon se ke hapur homonimin e dytë. Homonimet e tjera i gjen përmes kërkimit, si rreshta më vete.

Fjalët sipas planit

Disa fjalë kërkojnë një plan më të lartë. Në vend të kuptimeve sheh njoftimin “Kjo fjalë kërkon planin …”, ku shënohet plani i nevojshëm. Nëse një fjalë ende nuk ka kuptime të shënuara, shfaqet “Fjala në përpunim e sipër!”. Më shumë rreth planeve lexon te artikulli “Planet dhe çmimet” ose te faqja e çmimeve.