Të gjithë artikujt
Planet dhe pagesat2 min lexim

Planet dhe çmimet

Shkrimori vjen në katër plane. Ja çfarë përfshin secili dhe pse plani Themelore nuk blihet.

Shkrimori ofrohet në katër plane: Falas, Themelore, Profesionale dhe Premium. Të gjitha ndërtohen mbi të njëjtat aplikacione. Dallimi qëndron te kufijtë dhe te disa veçori shtesë. Çmimet aktuale i gjen gjithmonë në faqen e çmimeve. Aty mund të zgjedhësh edhe faturimin vjetor, me çelësin “Vjetore”.

Çfarë përfshin secili plan

  • Falas: pika e nisjes për të gjithë. Përfshin redaktorin me kontroll gjuhësor, Fjalorin e madh me shumicën dërrmuese të fjalëve, 1 MB hapësirë për dokumente dhe 1 000 tokenë të Lexuesit. Këta tokenë janë të njëhershëm, pra nuk rinovohen.
  • Themelore: plani qeveritar, falas për banorët e Kosovës dhe të Malit të Zi. Përfshin 10 MB hapësirë dhe 10 000 tokenë të Lexuesit në muaj.
  • Profesionale: për ata që shkruajnë çdo ditë. Kontroll teksti më i shpejtë, veçoria “Riformulo fjalinë” me AI, qasje edhe në fjalët që kërkojnë planin Profesionale, 100 MB hapësirë dhe 50 000 tokenë në muaj.
  • Premium: gjithçka nga Profesionale, plus bashkëpunimi në kohë reale në dokumentet e ndara dhe ekipi me ftesa për anëtarët. Hapen të gjitha fjalët e Fjalorit të madh. Hapësira është 300 MB dhe tokenët 100 000 në muaj.

Plani Themelore nuk blihet

Themelore është plan qeveritar. U jepet automatikisht llogarive që kanë zgjedhur Kosovën ose Malin e Zi si shtet në profil, falë partneritetit me qeveritë përkatëse. Mjafton ta caktosh shtetin te “Cilësimet” dhe plani zbatohet menjëherë, pa asnjë pagesë. Shih edhe artikullin Profili dhe cilësimet.

Si përcaktohet plani yt

Ndodh që plotëson disa kushte njëherësh, p.sh. ke abonim vetjak dhe je edhe anëtar i një ekipi Premium. Në atë rast vlen gjithmonë plani më i mirë prej tyre. Anëtarët e një ekipi Premium e gëzojnë Premium-in sa kohë janë pjesë e ekipit. Më shumë rreth kësaj lexon te Ekipet dhe ftesat.

Kur të jesh gati, hidhi një sy planeve në faqen e çmimeve. Artikulli Si të paguash t’i tregon pastaj hapat një nga një.