Çfarë është Shkrimori
Shkrimori është platforma e plotë për gjuhën shqipe. Aty gjen redaktorin me kontroll gjuhësor, Fjalorin e madh, Lexuesin dhe një varg mjetesh të tjera për të shkruar shqip pa gabime.
Shkrimori është platforma e plotë për gjuhën shqipe. Në thelb është një aplikacion shkrimi që t’i nënvizon gabimet drejtshkrimore, sintaksore e stilistike ndërsa shkruan dhe të ofron sugjerime për t’i ndrequr me një klik. Rreth tij qëndron një familje e tërë mjetesh që të shoqërojnë kudo ku shkruan shqip.
Çfarë përfshin Shkrimori
- Redaktori: një mjedis shkrimi si në letër, me faqe A4, ruajtje automatike dhe kontroll gjuhësor gjatë gjithë kohës.
- Fjalori i madh i gjuhës shqipe: rreth 332 000 fjalë me kuptime, shembuj përdorimi, sinonime dhe format e fjalës.
- Lexuesi e kthen tekstin në zë me zërat shqip Anila dhe Ilir.
- Shtesa për shfletues kontrollon çdo fushë teksti ndërsa shkruan në internet.
- Shtojca për Word dhe Outlook sjell kontrollin gjuhësor brenda dokumenteve dhe email-eve të tua.
- Aplikacioni për celular: redaktori dhe Fjalori i madh në iOS e Android.
- Tastiera shqipe të mundëson t’i shkruash ë dhe ç lehtësisht në çdo aplikacion të kompjuterit.
- Abetarja dhe Fillestarja janë module për fëmijët: alfabeti me zë dhe mësimi përmes lojës.
Të gjitha punojnë me një llogari të vetme. Lidhesh njëherë dhe, kur hyn në njërin aplikacion, je i lidhur edhe në të tjerët. Dokumentet dhe fjalët e ruajtura të shoqërojnë në çdo pajisje.
Si të fillosh
Hap një llogari falas dhe fillo të shkruash menjëherë në shfletues. Për shtesën e shfletuesit, shtojcën për Word e Outlook dhe aplikacionet e tjera e ke faqen e shkarkimeve. Nëse të duhet ndihmë për hapat e parë, lexo udhëzuesin Si të regjistrohesh. Thuaju lamtumirë gabimeve gjuhësore!