Format e fjalës
Tabelat gramatikore për fjalët e Fjalorit të madh. Aty sheh si lakohet emri dhe si zgjedhohet folja në të gjitha mënyrat.
Përveç kuptimeve dhe sinonimeve, Fjalori i madh të tregon edhe format gramatikore të fjalës: si lakohet emri, si zgjedhohet folja në mënyra e kohë të ndryshme. Te fjala e hapur zgjidh veglën “Format e fjalës” dhe tabelat shfaqen aty për aty.
Për cilat fjalë ka forma
Tabelat i gjen për emrat, mbiemrat, foljet, përemrat dhe numërorët. Fjalët e pandryshueshme nuk kanë forma gramatikore, prandaj te këto fjalë vegla shfaqet e zbehtë. Nëse për një fjalë nuk ka forma të shënuara, sheh mesazhin “Kjo fjalë nuk ka forma.”
Foljet
Foljet e kanë paraqitjen më të pasur. Format ndahen në skeda sipas mënyrës: Dëftore (e hapur si fillim), Habitore, Lidhore, Lidhore-habitore, Kushtore, Dëshirore, Urdhërore dhe Format e pashtjelluara. Tabelat jepen në formën veprore dhe joveprore. Pjesorja qëndron në një kuti të veçantë.
Tabelat janë vetëm për lexim. Shërbejnë si referencë e shpejtë sa herë s’je i sigurt për një trajtë. Kur shkruan në redaktor, kontrolli gjuhësor ta nënvizon vetiu trajtën e gabuar; këtu i sheh të gjitha trajtat e fjalës dhe bindesh vetë.