Lexuesi: nga teksti në zë
Përzgjidh tekstin, kliko “Lexo” dhe dëgjoje shkrimin tënd me zërat shqip Anila dhe Ilir.
Lexuesi e kthen tekstin e shkruar në zë. Brenda redaktorit mjafton të përzgjedhësh një pjesë të tekstit dhe ta dëgjosh me njërin nga zërat shqip: Anila (zë femre) ose Ilir (zë mashkulli).
Si ta dëgjosh tekstin
- Përzgjidh tekstin që do të dëgjosh.
- Kliko “Lexo” te butoni që shfaqet pranë përzgjedhjes.
- Zgjidh zërin. Lista tregon vetëm zërat që përfshihen në planin tënd.
- Klipi hapet në një luajtës me valëzim: mund ta ndalësh, ta vazhdosh dhe të kërcesh kudo në të.
Klipet vlejnë vetëm për seancën, po nuk i ruajte. Kur e ruan një klip, i jep emër dhe i cakton një dosje; audioja shfaqet pastaj në bibliotekë dhe luhet drejt e nga rreshti i saj. Ridëgjimi i një klipi të hapur nuk shpenzon asgjë.
Tokenët dhe kufijtë
Dëgjimi shpenzon tokenë sipas planit. Me planin Falas merr 1 000 tokenë njëherë e mirë (nuk rinovohen). Me Themelore ke 10 000 në muaj, me Profesionale 50 000 dhe me Premium 100 000. Një kërkesë e vetme mund të ketë deri në 300 shkronja me Falas e Themelore, ose deri në 3 000 me Profesionale e Premium.
Sa tokenë të kanë mbetur, e sheh te “Cilësimet”, në ndarjen “Përdorimi”. Nëse dërgon shumë kërkesa njërën pas tjetrës, mund të të kërkohet të provosh sërish pas pak çastesh. Kur e shteron sasinë e muajit, duhet të presësh rinovimin. Me planin Falas sasia nuk rinovohet fare; për më shumë tokenë shiko planet te faqja e çmimeve.
Edhe dëgjimi i shqiptimit të fjalëve në Fjalorin e madh shpenzon nga e njëjta sasi tokenësh.