Të gjithë artikujt
Platformat dhe shtesat1 min lexim

Shtesa për shfletues

Shtesa për Chrome ta sjell kontrollin gjuhësor të Shkrimorit në çdo fushë teksti në internet. Bashkë me të vijnë Sinonimiku, Fjalori i madh dhe Lexuesi.

Me shtesën për shfletues, Shkrimori të shoqëron kudo që shkruan në internet: në email, në rrjetet sociale, në formularë e komente. Për momentin shtesa ofrohet vetëm për Chrome; mbështetja për shfletues të tjerë vjen më vonë. E gjen te faqja e shkarkimeve.

Kontrolli gjatë shkrimit

Sapo fillon të shkruash në një fushë teksti, shtesa e kontrollon tekstin menjëherë. Në cep të fushës del një shenjë e vogël. Klikoje dhe hapet paneli lundrues i Shkrimorit, një dritare që mund ta zhvendosësh dhe t’ia ndryshosh madhësinë si të duash. Aty i ke kartat e kontrollit gjuhësor me gjetjet e radhitura, Sinonimikun, kartën e Fjalorit të madh dhe Lexuesin.

Mjetet e përzgjedhjes

Shtesa të ndihmon edhe jashtë fushave të tekstit. Kur përzgjedh diçka në një faqe, del një flluskë me dy butona. “Lexo” ta lexon tekstin me zë përmes Lexuesit. “Fjalori” e kërkon fjalën në Fjalorin e madh dhe e hap në panelin anësor të shfletuesit; ky punon vetëm kur ke përzgjedhur një fjalë të vetme, pikërisht në formën që gjendet në fjalor.

Cilësimet e shtesës

  • Çelësi kryesor në dritaren e shtesës e ndez ose e fik tërësisht.
  • Me çelësat për faqe të veçanta e çaktivizon vetëm në faqet ku nuk e do.
  • Te “Mjetet e përzgjedhjes” cakton nëse do të shfaqet flluska kur përzgjedh tekst.

Në aplikacionet tona shtesa tërhiqet vetë dhe shfaq mesazhin “Kjo faqe e ka Shkrimorin e vet”. Aty kontrolli gjuhësor është tashmë i integruar, prandaj shtesa nuk nevojitet.