Kontrolli gjuhësor
Shkrimori i nënvizon gabimet ndërsa shkruan dhe të propozon ndreqjet. Në panelin djathtas gjen edhe sinonimet dhe Fjalorin e madh.
Ndërsa shkruan, Shkrimori e kontrollon tekstin aty për aty dhe i nënvizon gabimet me ngjyra të ndryshme sipas llojit. Llojet janë tri: gabime drejtshkrimore, gabime sintaksore (këto i sheh me të kaltër) dhe gabime stilistike. Thuaju lamtumirë gabimeve gjuhësore!
Si t’i ndreqësh gabimet
- Kliko mbi fjalën a frazën e nënvizuar.
- Hapet një kartelë me sugjerimet përkatëse.
- Zgjidh sugjerimin e duhur. Ndreqja zbatohet menjëherë në tekst.
Në panelin djathtas, skeda “Kontrolli” i mbledh gjetjet në tri kartela sipas llojit. Po klikove një rresht, dokumenti lëviz te shënimi përkatës. Nganjëherë mund të të dalë njoftimi “Kontrolli në radhë…”. S’ka vend për shqetësim: asgjë nuk humbet dhe kontrolli vazhdon. Me planet më të larta ai është edhe më i shpejtë.
“Injoro” dhe përjashtimet
Për shënimet që nuk të duhen ke dy shkallë. “Injoro” e heq shënimin për atë paragraf gjatë seancës. “Injoro përgjithmonë” e shton fjalën si përjashtim për gjithë llogarinë tënde, në të gjitha pajisjet; mund të kesh deri në 500 përjashtime. Ato i sheh dhe i heq te “Përjashtimet e kontrollit”, që hapet nga butoni “⋮” pranë skedave të panelit. Kur heq një përjashtim, dokumenti rikontrollohet.
Sinonimiku dhe Fjalori i madh
Te skeda “Sugjerimet” gjen Sinonimikun. Kur e ndez, fjala ku ndodhet kursori merr shenja me sinonime dhe mjafton një klikim për ta zëvendësuar (ndërkohë shënimet e korrigjimit pushojnë). Aty është edhe kartela “Fjalori i madh”, që e kërkon vetiu fjalën ku po punon. Vetëm një gjë: kërkimi bëhet me formën e saktë të fjalës, prandaj një formë e lakuar mund të japë “nuk u gjet në fjalor”.
Në të njëjtin panel gjen edhe Riformuluesin AI, që ta rishkruan fjalinë e plotë. Si punon, e sheh te Riformulo fjalinë.