Si të regjistrohesh
Llogaria hapet falas, me email ose me Google, Facebook e Apple. Pasi ta konfirmosh email-in, fillon të shkruash pa gabime.
Regjistrimi është falas dhe zgjat vetëm pak minuta. Llogarinë mund ta hapësh me email dhe fjalëkalim, ose përmes llogarive që i ke tashmë: Google, Facebook apo Apple. Fillo te faqja e regjistrimit.
Regjistrimi me email
- Hap faqen e regjistrimit dhe sigurohu që je te “Regjistrohu”, jo te “Lidhu”.
- Shëno emrin, email-in që e përdor më shpesh dhe cakto një fjalëkalim.
- Kliko butonin për t’u regjistruar.
- Do të kalosh te faqja “Kontrollo email-in”. Hap postën tënde dhe kliko lidhjen e konfirmimit.
- Pas konfirmimit lidhesh me email-in dhe fjalëkalimin që caktove.
Kujdes: pa e konfirmuar email-in nuk mund të lidhesh në llogari. Nëse mesazhi vonohet, kontrollo edhe dosjen e mesazheve të padëshiruara. Email-i yt shërben njëkohësisht edhe si emri i përdoruesit.
Regjistrimi me Google, Facebook ose Apple
Te faqja e regjistrimit kliko butonin e shërbimit që përdor dhe ndiq hapat e tij. Nuk ke nevojë të mbash mend një fjalëkalim të ri. Me Google dhe me Facebook, në lidhjen e parë merret edhe fotoja jote e profilit.
Pse ia vlen
- Shkruan me kontroll gjuhësor në redaktor, në celular, në shtesën për shfletues dhe në shtojcën për Word e Outlook.
- Dokumentet dhe fjalët e ruajtura i gjen në çdo pajisje. Llogaria është një për të gjitha aplikacionet.
- Fillon me planin Falas dhe, nëse të duhet më shumë, kalon më vonë në një plan më të pasur.
Pasi ta kesh hapur llogarinë, mëso si të lidhesh dhe si të qëndrosh i lidhur në pajisjet e tua.