Si të lidhesh në llogarinë tënde
Lidhu me email dhe fjalëkalim ose me Google, Facebook e Apple. Një llogari e vetme të lidh në të gjitha aplikacionet e Shkrimorit.
Nëse tashmë ke një llogari, lidhja është shumë e lehtë. Kliko “Lidhu” në krye të faqes ose hap drejtpërdrejt faqen e lidhjes.
Lidhja me email dhe fjalëkalim
- Hap faqen e lidhjes dhe sigurohu që je te “Lidhu”, jo te “Regjistrohu”.
- Shëno email-in me të cilin je regjistruar.
- Shëno fjalëkalimin tënd (atë që caktove në regjistrim ose të fundit, nëse e ke ndryshuar më vonë).
- Kliko butonin për t’u lidhur dhe je brenda.
Lidhja me Google, Facebook ose Apple
Nëse llogarinë e ke hapur me një nga këto shërbime, kliko butonin përkatës dhe ndiq hapat. Edhe nëse je regjistruar me email, mund të lidhesh me Google ose me Apple, kur llogaria jote atje ka të njëjtin email të verifikuar: llogaria jote ekzistuese njihet vetiu. Me Facebook kjo nuk ndodh, prandaj përdore vetëm nëse je regjistruar pikërisht me Facebook.
Qëndro i lidhur
Nuk ke nevojë të lidhesh çdo ditë. Në pajisjet që i përdor rregullisht, seanca jote rinovohet automatikisht. Llogaria është e përbashkët për gjithë familjen e aplikacioneve: kur lidhesh në njërin, je i lidhur edhe në të tjerët, pa e përsëritur procesin. Në një llogari mund të mbash deri në 5 pajisje aktive. Më shumë rreth kësaj mëson te Pajisjet dhe seancat aktive.
Ke harruar fjalëkalimin?
Në faqen e lidhjes kliko “Keni harruar fjalëkalimin” dhe do të marrësh një email për të caktuar një fjalëkalim të ri. Hapat e plotë i gjen te Si ta ndryshosh fjalëkalimin.