Profili dhe cilësimet
Të dhënat e llogarisë i ndryshon vetë në Shkrimor, te “Cilësimet”. Aty menaxhon foton e profilit, numrin e telefonit dhe shtetin ku banon.
Të dhënat e llogarisë i menaxhon brenda vetë aplikacionit: hap Shkrimorin, kliko “Cilësimet” dhe kalo te pjesa e llogarisë. Grupi “Profili” mban gjithçka që lidhet me identitetin tënd.
Çfarë mund të ndryshosh
- Foton e profilit: ngarkoje, ndryshoje ose hiqe kur të duash.
- Te “Numri i telefonit” shton ose përditëson numrin tënd.
- Fusha “Shteti” tregon vendin ku banon dhe ndikon edhe në planin tënd (shih më poshtë).
Emri dhe email-i shfaqen po aty. Email-i është njëkohësisht emri yt i përdoruesit. Pra, me të lidhesh në llogari.
Fotoja e profilit
Fotoja mund të jetë deri në 5 MB, në formatet JPEG, PNG, GIF ose WebP. Nëse nuk vendos fare foto, në vend të saj shfaqen inicialet e emrit tënd. Ndërrimi ose heqja bëhet nga i njëjti vend.
Shteti dhe plani qeveritar
Nëse te “Shteti” zgjedh Kosovën ose Malin e Zi, llogaria jote e merr automatikisht planin Themelore, të mundësuar nga qeveritë përkatëse. Ndryshimi i shtetit e rillogarit planin menjëherë. Më shumë rreth planeve gjen te Planet dhe çmimet.
Po në atë dialog gjen edhe seksionin “Faturimi” (plani yt dhe, për Premium, ekipi) dhe seksionin “Përdorimi”, ku sheh shpenzimin e tokenëve të Lexuesit. Aty është edhe lista e pajisjeve ku je i lidhur; për atë listë shih Pajisjet dhe seancat aktive.