Redaktori dhe dokumentet
Shkrimet e tua rrinë në bibliotekë dhe hapen në fletë A4. Këtu mëson si ruhen, si organizohen dhe ç’bëhet me dokumentet e fshira.
Në Shkrimor gjithçka rri në një vend: dokumentet në bibliotekë, shkrimi në redaktor. Për të filluar, hape Shkrimorin dhe lidhu me llogarinë tënde.
Biblioteka e dokumenteve
Biblioteka është ekrani i parë që të del përpara. Aty i sheh dokumentet e fundit dhe pemën e dosjeve te “Dosjet”. Pamjen e ndërron si listë ose si rrjetë, ndërsa me yll i shënon dokumentet e preferuara. Një matës të tregon edhe sa hapësirë ruajtëse ke përdorur.
Shkrimi në redaktor
- Dokumenti shfaqet në fletë A4, ashtu siç do të dukej i shtypur.
- Titullin e dokumentit e ndryshon drejtpërdrejt në redaktor.
- Shiriti i statusit tregon numrin e fjalëve dhe të shkronjave. Pamjen mund ta zmadhosh nga 50% deri në 200%.
- Dokumenti ruhet automatikisht: rreth një sekondë e gjysmë pasi ndalon së shkruari, shfaqet shenja e gjelbër “Ruajtur”.
- Kur mbaron, butoni “Mbyll dokumentin” të kthen te biblioteka.
Shporta dhe hapësira ruajtëse
Dokumentet e fshira nuk humbasin menjëherë. Ato kalojnë së pari në shportë, prej nga mund t’i rikthesh ose t’i fshish përgjithmonë. Sa hapësirë ke, varet nga plani: 1 MB me planin Falas, 10 MB me Themelore, 100 MB me Profesionale dhe 300 MB me Premium. Më shumë rreth tyre gjen te Planet dhe çmimet.
Kur ta kesh nisur shkrimin, shih edhe si punon kontrolli gjuhësor dhe si bëhet importimi dhe eksportimi i dokumenteve.