Importo dhe eksporto dokumentet
Sill dokumentet Word në Shkrimor dhe shkarkoji shkrimet e tua si .docx ose .pdf.
Shkrimori punon lirshëm me dokumentet Word. Mund të sjellësh skedarë .docx për t’i redaktuar, ndërsa çdo dokument mund ta shkarkosh si .docx ose si .pdf.
Importimi i një dokumenti Word
Importo skedarin .docx nga pajisja jote. Ai kthehet në dokument të Shkrimorit dhe hapet në redaktor; kontrolli gjuhësor nis menjëherë mbi tekstin e tij.
Gjatë konvertimit nga .docx mund të të dalë një njoftim se formatimi mund të ndryshojë. Mos u shqetëso: ai është thjesht informues dhe nuk të ndal askund. Po nuk deshe ta shohësh më, kliko “Mos e shfaq më”.
Eksportimi
- Si .docx: e merr dokumentin si skedar Word, gati për t’u hapur kudo.
- Si .pdf: zgjidh “Shkarko (.pdf)” te menyja “⋯”. PDF-ja përgatitet në serverët tanë me fontet e përfshira, gati për shtypje a për dërgim.
Njoftimi për formatimin vlen vetëm për konvertimet .docx. Eksportimi në PDF nuk e shfaq kurrë.
Edhe në celular mund të importosh .docx dhe të shkarkosh .docx a .pdf. Udhëzimet i ke te Aplikacioni për celular.