Si të paguash
Hapat për t’u abonuar në planin Profesionale ose Premium dhe ku e menaxhon abonimin më pas.
Abonimi në planin Profesionale ose Premium bëhet online dhe zgjat vetëm pak minuta. Pagesën e përpunon në mënyrë të sigurt partneri ynë i pagesave (Paddle), ndërsa dritarja e pagesës të udhëzon hap pas hapi.
Gjithçka nis te faqja e çmimeve. Aty i krahason planet dhe zgjedh periudhën e faturimit: mujore ose vjetore, me çelësin “Vjetore”.
Hapat
- Zgjidh planin Profesionale ose Premium dhe fillo blerjen.
- Lidhu me llogarinë tënde. Nëse s’ke ende një, regjistrohu, sepse abonimi lidhet gjithmonë me llogarinë.
- Plotëso të dhënat e pagesës në dritaren e sigurt dhe ndiq udhëzimet deri në fund.
- Pas konfirmimit, plani i ri lidhet me llogarinë tënde dhe vlen në të gjitha platformat ku e përdor Shkrimorin.
Menaxhimi i abonimit
Brenda aplikacionit, abonimin e gjen te “Cilësimet” → “Faturimi”. Me planin Premium, po aty menaxhon edhe ekipin tënd (shih Ekipet dhe ftesat). Për çdo pyetje rreth pagesës, na shkruaj përmes formularit të kontaktit.
Në celular
Aplikacioni për celular nuk ka blerje brenda tij. Planet zgjidhen dhe menaxhohen gjithmonë në faqen tonë të internetit. Pasi të paguash në ueb, plani vlen edhe në celular, me të njëjtën llogari.
Dhe mos harro: plani Falas nuk kërkon asnjë pagesë, ndërsa Themelore u jepet automatikisht banorëve të Kosovës dhe të Malit të Zi. Detajet i gjen te artikulli Planet dhe çmimet.