Pse duhet të paguash
Zhvillimi i softuerit, pasurimi gjuhësor dhe mbështetja kanë kosto. Abonimi yt i mban ato gjallë.
Shkrimori është pronë intelektuale e krijuar me investime private. Si çdo softuer serioz, ai mbahet gjallë nga përdoruesit që paguajnë.
Ku shkon pagesa jote
- Zhvillimi i vazhdueshëm: përditësime sigurie, veçori të reja dhe mirëmbajtja e të gjitha platformave, nga uebi te shtesat e deri te celulari.
- Pasurimi gjuhësor: në Fjalorin e madh dhe në mjetet e kontrollit shtohen vazhdimisht fjalë e kuptime të reja, bashkë me sinonime dhe forma.
- Mbështetja për përdoruesit: përgjigjet ndaj pyetjeve dhe ndihma teknike kërkojnë kohë dhe njerëz.
Njëkohësisht besojmë se askush s’duhet të mbetet jashtë. Plani Falas të lejon të shkruash e të kërkosh në fjalor pa pagesë. Banorët e Kosovës dhe të Malit të Zi e marrin automatikisht planin Themelore, falë partneritetit me qeveritë e tyre.
Nëse Shkrimori të shoqëron çdo ditë, abonimi në planin Profesionale ose Premium është mënyra më e drejtpërdrejtë për ta mbështetur shqipen digjitale. Planet i krahason te artikulli Planet dhe çmimet, ndërsa çmimet aktuale i sheh në faqen e çmimeve.
Thuaju lamtumirë gabimeve gjuhësore!