Të gjitha njoftimet
1 min lexim

Softueri më i ri për gjuhën shqipe – Lexuesi 1.0

Lexuesi është softueri më i ri për gjuhën shqipe, një aplikacion që mundëson konvertimin e tekstit në zë, duke krijuar zërin artificial për të lexuar tekst në mënyrë automatike.

GjuhaShqipe.com

Lexuesi është softueri më i ri për gjuhën shqipe, një aplikacion që mundëson konvertimin e tekstit në zë, duke krijuar zërin artificial për të lexuar tekst në mënyrë automatike. Kthimi i tekstit të shkruar në zë bëhet përmes një teknologjie shumë të përparuar, që e mundëson këtë funksionalitet.

Ju mund ta përdorni Lexuesin pasi të regjistroheni në portalin GjuhaShqipe.com. Kliko këtu për t'u regjistruar!

Tekstet e shkruara mund t'i gjeneroni në zë dhe pastaj t'i ruani ato në llogarinë tuaj apo t'i shkarkoni në kompjuterin tuaj. Këtë mund ta bëni përmes aplikacionit Lexuesi, që është aplikacion i rëndësishëm i Kullës së shqipes. Lexuesi mund të përdoret edhe për të lexuar shkrime portalesh e të tjera, përkatësisht për gjenerim të çfarëdolloj teksti shqip në zë.

Ndërkohë që je duke drejtuar makinën, Lexuesi t’i lexon lajmet nga portali yt i preferuar. Ka shumë situata të tjera kur aplikacioni ynë më i ri mund të jetë shumë i dobishëm: ai lexon për ty njoftime, kërkesa etj.

Lexuesi mund të gjejë përdorim kudo: në industrinë e lojërave video, në industrinë e filmit e në shumë fusha të tjera të cilat kanë nevojë për konvertim të tekstit në zë, por edhe në teknologjitë e asistencës së vokalizimit për personat me dëmtime shikimi, disleksi ose vështirësi të tjera në lexim dhe komunikim etj.

Lexuesi është zhvilluar në teknologjinë “cloud” (Cloud Technology), që ia lejon kompjuterit tuaj, pajisjes suaj mobile apo një pajisjeje tjetër, ta lexojë dhe ta konvertojë automatikisht tekstin në zë.

Cilësia teknike dhe gjuhësore e këtij aplikacioni është shumë e lartë dhe do të përmirësohet edhe më tutje.

Më shumë për lexuesin mund të lexoni tek përshkrimi i këtij softueri.

GjuhaShqipe.com