I gatshëm për përdorim Shkrimori – softueri më i ri i Kullës së shqipes
Më në fund është i gatshëm për përdorim Shkrimori 1.0, softueri më i ri i Kullës së shqipes, një aplikacion që ka të bëjë me shkrimin, që i përket shkrimit; që mundëson zbatimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Është koha që edhe në internet t’u thoni lamtumirë gabimeve gjuhësore, provojeni dhe binduni për këtë!

Më në fund është i gatshëm për përdorim Shkrimori 1.0, softueri më i ri i Kullës së shqipes, një aplikacion që ka të bëjë me shkrimin, që i përket shkrimit; që mundëson zbatimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Është koha që edhe në internet t’u thoni lamtumirë gabimeve gjuhësore, provojeni dhe binduni për këtë!
E tëra që duhet të bëni për përdorimin e Shkrimorit dhe të aplikacioneve të tjera të Kullës së shqipes është regjistrimi në portalin GjuhaShqipe.com. Në të vërtetë, për tekste të shkurtra (postime në Facebook, emaila të shkurtër etj.), mund të përdoret edhe pa u regjistruar e pa asnjë instalim, megjithatë për përdorim të plotë e pa kufizime rekomandohet regjistrimi, që është falas dhe nuk zgjat më shumë se 2-3 minuta.
Nuk ka më arsye që ndokush të turpërohet nga gabimet gjuhësore. Problemi është i zgjidhshëm si për gazetarët, shkrimtarët, avokatët, gjyqtarët, punëtorët e administratës shtetërore, ashtu edhe për nxënësit, studentët, mësimdhënësit etj.
Çfarë ofron?
Derisa shkruani në Shkrimori 1.0 ju aktivizohet nënvizimi i kuq për gabimet drejtshkrimore, nënvizimi i kaltër për ato sintaksore dhe, po ashtu, mund t’i shikoni kuptimet e fjalëve që shkruani, bashkë me sinonimet e antonimet e tyre. Mundëson mënjanimin e gabimeve gjuhësore në një tekst të shkruar aty për aty, apo të shkruar më parë e të vendosur në Shkrimori 1.0. Nëse jeni mësuar tashmë me përdorimin e softuerëve të Kullës së shqipes në Microsoft Word etj. në po atë mënyrë do të funksionojnë edhe në internet, pa pasur nevojë ta instaloni Microsoft Wordin.
Shumë shpejt Kullës së shqipes do t’i shtohet edhe Lexuesi 1.0, që mundëson konvertimin e tekstit në zë, duke krijuar zërin artificial për të lexuar tekst në mënyrë automatike. Pra, tekstet e shkruara në Shkrimori 1.0 mund t'i gjeneroni në zë e pastaj t'i ruani në llogarinë tuaj apo t'i shkarkoni në kompjuterin tuaj. Këtë mund ta bëni përmes aplikacionit Lexuesi 1.0, i integruar në Shkrimori 1.0.
Po ashtu Fjalori i madh i shqipes është pjesë e Shkrimorit 1.0. Ai jua mundëson që lehtësisht t’i shikoni kuptimet e fjalëve që shkruani, bashkë me sinonimet e antonimet e tyre. Ky aplikacion mund të aktivizohet apo çaktivizohet me një klik.
Çfarë synon?
Që në pamje të parë vërehet synimi që aplikacioni Shkrimori 1.0 të ketë shumë tipare, sikurse Google Drive dhe Microsoft OneDrive. Pra, ju do të mund të krijoni dosje (folders) dhe t’i ruani ato; brenda secilës dosje mund të krijoni dokumente. Dokumentet do të mund t’i hapni e t’i korrigjoni gjuhësisht përmes softuerëve tanë të integruar në Shkrimorin 1.0, t'i ruani, apo t'i shkarkoni në kompjuterin tuaj.
Më poshtë po japim disa shembuj se si mund të përdoret Shkrimori 1.0 për të shkruar shqip pa gabime:
Kamarier, koefiçent, koefiçent, konkurent, konkurim, konkuroj, kuvënd, mëngjez, mjelmë, mobileri, pashaportë.
Me Shkrimorin 1.0 përdoruesi mund të shkruajë dhe të redaktojë tekste në gjuhën shqipe në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë.
Shkrimori 1.0 mund të përdoret paralelisht me editorët e tjerë të tekstit, si: Notepad, WordPad, Microsoft Word, Google Docs etj., por, për shkak të Kullës së shqipes 2.0, ka përparësitë e tij dhe përdoruesit duhet ta zgjedhin atë që është më i përshtatshëm për nevojat e tyre të punës.
Provo dhe testo Shkrimorin në internet që tani, pa asnjë instalim në këtë adresë.
Më shumë informacione teknike për këtë aplikacion mund të gjeni këtu.
Po ashtu ...
Gjatë këtij viti, pas përmirësimit teknik e gjuhësor të Shkrimorit, do të shtohen edhe aplikacione të tjera të rëndësishme për gjuhën shqipe.
Në fund të faqes sonë GjuhaShqipe.com janë butonat Raporto gabimet dhe Dërgo fjalë të reja. Ftojmë të gjithë përdoruesit e Kullës së shqipes të shprehin problemet e tyre në këtë fushë, duke na dërguar sugjerime, vërejtje, apo fjalë të reja për Drejtshkrimorin 3.0, Morfologjinë digjitale 2.0, ose për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe 2.0.
Lulëzim Shishani
Nismëtar i Kullës së shqipes!
Qendra për Edukim dhe Përparim


