Lexuesi 1.0 është një aplikacion që mundëson konvertimin e tekstit në zë
Lexuesi 1.0
Lexuesi 1.0 është softueri më i ri për gjuhën shqipe, një aplikacion që mundëson konvertimin e tekstit në zë, duke krijuar zërin artificiale për të lexuar tekst në mënyrë automatike. Shërben për të konvertuar tekstin e shkruar në zë, duke përdorur një teknologji shumë të përparuar që mundëson këtë funksionalitet.
Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes, pra, nëse je regjistruar në portalin GjuhaShqipe.com, mund ta përdorësh edhe Lexuesin 1.0, përmes shfletuesit të internetit, po ashtu, nëse e ke instaluar apo nëse e instalon Kullën e shqipes, në kompjuterin tënd instalohet edhe Lexuesi.
Lexuesi është softueri më i ri për gjuhën shqipe, një aplikacion që mundëson konvertimin e tekstit në zë, duke krijuar zërin artificial për të lexuar tekst në mënyrë automatike. Shërben për të konvertuar tekstin e shkruar në zë duke përdorur një teknologji shumë të përparuar që mundëson këtë funksionalitet.
Ju mund ta përdorni Lexuesin shumë lehtë, pasi të regjistroheni në portalin GjuhaShqipe.com. Tekstet e shkruara në Shkrimor mund t'i gjeneroni në zë, e pastaj t'i ruani ato në llogarinë tuaj apo t'i shkarkoni në kompjuterin tuaj. Këtë mund ta bëni përmes aplikacionit Lexuesi që është aplikacion i rëndësishëm i Kullës së shqipes, i integruar në Shkrimor, e mund të përdoret edhe për të lexuar shkrimet nëpër portalet e tjera, përkatësisht për gjenerim të çfarëdo teksti shqip në zë.
Ka shumë raste kur aplikacioni ynë më i ri Lexuesi mund të jetë shumë i dobishëm, si për shembull ndërkohë që je duke drejtuar makinën, ai t’i lexon lajmet e portalit tënd të dëshiruar, po ashtu, ndihmon në leximin e teksteve në vështirësi të caktuara, ose lehtëson leximin e njoftimeve dhe të kërkesave.
Lexuesi gjithashtu mund të përdoret në fusha të tjera si në industrinë e lojërave video, në industrinë e filmit dhe në shumë fusha të tjera të cilat kanë nevojë për konvertimin e tekstit në zë, në teknologjitë e asistencës së vokalizimit për personat me dëmtime shikimi, disleksi ose vështirësi të tjera në lexim dhe komunikim etj.
Lexuesi është zhvilluar në teknologjinë “cloud” (Cloud Technology) që i lejon kompjuterit tuaj apo pajisjes mobile ose një pajisje tjetër të lexojë dhe të konvertojë automatikisht tekstin në zë.
Që tani ju mund ta përdorni Lexuesin për konvertim të tekstit në zë në shumë mënyra të ndryshme. Këtu janë disa shembuj:
Prodhimi i përmbajtjes në audio: Lexuesi mund të përdoret për të krijuar përmbajtje audio, si për shembull për të konvertuar librat tekstualë në libra audio ose për të krijuar reklama të bazuara në audio.
Zhvillimi i aplikacioneve me zë në gjuhën shqipe: Lexuesi mund të integrohet dhe të përdoret për të krijuar zërin artificial në aplikacione të ndryshme duke përfshirë edhe lojërat, po ashtu në aplikacone që janë në gjendje të lexojnë tekstin për përdoruesit e tyre. Kjo mund të përdoret për të lehtësuar komunikimin midis njerëzve dhe pajisjeve.
Asistencë virtuale: Ne synojmë që aplikacioni Lexuesi të ketë shumë tipare sikurse Alexa dhe Siri. Jemi duke punuar shumë dhe shpresojmë që deri në fund të këtij viti Lexuesi të mund të përdoret në teknologjitë e asistencës virtuale, në pajisjet me zë, pak a shumë si Alexa e Amazon apo Siri e Apple. Shpresojmë shumë që sa më parë teknologjia jonë të mundësojë pajisjet të kuptojnë dhe të përgjigjen në gjuhën shqipe, në pyetjet dhe kërkesat e përdoruesve të GjuhaShqipe.com.
Ndihmë për personat me aftësi të kufizuara të leximit: Lexuesi mund të përdoret për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara të lexojnë dhe të kuptojnë tekstet. Kjo mund të përfshijë njerëz me çrregullime të leximit, siç janë disleksia, apo personat me probleme me shikimin.
Përdorimi në teknologjinë e ndihmës në të folur: Lexuesi mund të përdoret për të krijuar zërin artificial për persona me defekte në të folur ose që kanë humbur aftësinë për të folur.
Përdorimi në ndihmën në distancë (help desk) përmes zërit: Lexuesi mund të përdoret në asistuesin e zërit, që lejon përdoruesit të kërkojnë informacion ose të bëjnë detyra duke u komunikuar me një zë artificial (call center) etj.
Këta janë vetëm disa shembuj të mënyrave që ne ju sugjerojmë ta përdorni Lexuesin duke qenë të sigurt që do të jetë vlerë e shtuar në punën tuaj në fusha të ndryshme.
Lexuesi 1.0 për përdoruesit e portalit GjuhaShqipe.com është pjesë e Shkrimorit dhe mund të aktivizohet apo çaktivizohet me një klik.
Jemi të sigurt që Lexuesi do të jetë një aplikacion shumë i dobishëm dhe do të ketë fushë të gjerë zbatimi për gjuhën shqipe në çdo situatë.
Emërtime tjera të këtij softueri janë: “Lexuesi”, “Text to Speech”, “Shqip me zë”, “Kulla e shqipes me zë” etj.