Shkrimori 1.0 është softueri më i ri për gjuhën shqipe, një aplikacion që ka të bëjë me shkrimin, që i përket shkrimit; që mundëson zbatimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Shkrimori 1.0
Shkrimori 1.0 është një “editor i tekstit”, në anglisht quhen “text editor” ose “text processor”, ku mund të shkruani tekste, t'i korrigjoni dhe t’i ruani ato në llogarinë tuaj në GjuhaShqipe.com apo në kompjuterin tënd. Shkrimori 1.0 është softueri më i ri për gjuhën shqipe, një aplikacion që ka të bëjë me shkrimin, që i përket shkrimit; që mundëson zbatimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0, pra, nëse je regjistruar në portalin GjuhaShqipe.com, mund ta përdorësh edhe Shkrimorin 1.0, përmes shfletuesit të internetit, po ashtu, nëse e ke instaluar apo nëse e instalon Kullën e shqipes 2.0, në kompjuterin tënd instalohet edhe Shkrimori 1.0.
Shkrimori 1.0 është softueri më i ri për gjuhën shqipe, një aplikacion që ka të bëjë me shkrimin, që i përket shkrimit; që mundëson zbatimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Shkrimori 1.0 është një “editor i tekstit” (në anglisht quhen “text editor” ose “text processor”), ku mund të shkruani tekste, t'i korrigjoni ato dhe t’i ruani në llogarinë tuaj në GjuhaShqipe.com apo në kompjuter.
Pjesë e Shkrimorit 1.0 janë edhe aplikacionet:
- KORREKTORI 1.0 i cili mundëson mënjanimin e gabimeve drejtshkrimore në një tekst të shkruar apo të vendosur në Shkrimor 1.0. Pra, teknikisht pjesë e Shkrimorit 1.0 me të gjitha funksionet e tij është edhe Korrektori 1.0 me aplikacionet e tij: Drejtshkrimori 3.0, Autokorrektori 1.0, Sintaksori 1.0, Sinonimia 1.0 etj. Pra, nëse jeni mësuar tashmë me përdorimin e softuerëve tanë në Microsoft Word etj. në po atë mënyrë do të funksionojnë edhe si pjesë e Shkrimorit 1.0, pa pasur nevojë ta instaloni Microsoft Office. Derisa shkruani në Shkrimori 1.0, ju aktivizohet nënvizimi i kuq për gabimet drejtshkrimore, nënvizimi i kaltër për ato sintaksore, po ashtu, mund t’i shikoni kuptimet e fjalëve që shkruani, bashkë me sinonimet e antonimet e tyre.
- LEXUESI 1.0 që mundëson konvertimin e tekstit në zë, duke krijuar zërin artificial për të lexuar tekst në mënyrë automatike. Pra, tekstet e shkruara në Shkrimori 1.0 mund t'i gjeneroni në zë, e pastaj t'i ruani në llogarinë tuaj apo t'i shkarkoni në kompjuterin tuaj. Këtë mund ta bëni përmes aplikacionit Lexuesi 1.0, i integruar në Shkrimori 1.0.
- FJALORI I MADH I SHQIPES, është pjesë e Shkrimorit 1.0, po ashtu, dhe lehtësisht mund t’i shikoni kuptimet e fjalëve që shkruani, bashkë me sinonimet e antonimet e tyre. Ky aplikacion mund të aktivizohen apo çaktivizohen me një klik.
Ne synojmë që aplikacioni Shkrimori 1.0 të ketë shumë tipare sikurse Google Drive dhe Microsoft OneDrive. Pra, ju do të mund të krijoni dosje (folders) dhe t’i ruani ato; brenda secilës dosje do të mund të krijoni dokumente. Dokumentet do të mund t’i hapni e t’i korrigjoni gjuhësisht përmes softuerëve tanë të integruar në Shkrimori 1.0, t'i ruani apo t'i shkarkoni në kompjuterin tuaj.
Më poshtë po japim disa shembuj si mund të përdoret Shkrimori 1.0 për të shkruar shqip pa gabime:
Një editor i tekstit është një program që ju lejon të krijoni dhe të modifikoni dokumente të thjeshta të tekstit. Shkrimori 1.0, po ashtu, ju mundëson të shkruani, të përpunoni, të rregulloni dhe të formatoni tekstin në mënyra të ndryshme.
Një editor i tekstit mund të jetë i thjeshtë, duke lejuar vetëm shkrimin e tekstit të thjeshtë, ose mund të ketë shumë karakteristika të përparuara, duke lejuar formatimin kompleks të tekstit, programimin dhe ndërveprimin me sistemin e skedarëve.
Me Shkrimorin 1.0, përdoruesi mund të shkruajë dhe të redaktojë tekste në gjuhën shqipe në një mënyrë të lehtë dhe të shpejtë.
Disa nga funksionet e aplikacionit Shkrimori 1.0 janë:
- Krijimi i skedarëve të rinj ose hapja dhe modifikimi i skedarëve ekzistues të tekstit, duke bërë ndryshime në përmbajtje ose formatim.
- Shkrimi dhe redaktimi i letrave, raporteve, artikujve dhe i shumë lloje të dokumenteve të tjera që përfshijnë vetëm tekstin dhe jo formatim grafik kompleks apo multimedial.
- Formatimet e ndryshme të tekstit, si ngjyrat, madhësia dhe stilet e shumëllojshme të shkronjave.
- Mundësia për të krijuar lista dhe paragrafë, për të vizatuar forma dhe figura të thjeshta.
- Kërkimi dhe zëvendësimi në tekst i fjalëve ose frazave specifike, kthimi në versionet e mëparshme të dokumentit.
- Mundësia për të ruajtur dokumentet në një shumëllojshmëri të formatit të skedarëve.
- Funksionet për kopjim dhe ngjitje të tekstit nga një vend në tjetrin brenda Shkrimorit, ose edhe midis editorëve apo aplikacioneve të ndryshme të tekstit.
- Shpërndarjet e dokumentit te të tjerët përmes emailit, shkarkimit etj.
- Ndryshimi i pozicionit të tekstit në një faqe, gjetja dhe zëvendësimi i tekstit.
- Mbajtja e një historiku të ndryshimeve të dokumentit dhe shumë funksione të tjera që ndihmojnë në redaktimin e dokumenteve të thjeshta të tekstit.
Shkrimori 1.0 nuk ka synim të zëvendësojë editorët e tjerë të tekstit, si Notepad, WordPad, Microsoft Word, Google Docs etj. por, për shkak të Kullës së shqipes 2.0 ka avantazhet e tij, dhe përdoruesit zgjedhin atë që është më e përshtatshme për nevojat e tyre të punës.
Emërtime tjera të këtij softueri janë: “Shkrimori 1.0”, “Drejtshkrimori”, “Drejtshkrimori Ueb”, “Kulla e shqipes ueb” etj.