Të gjithë artikujt
Ndihmë dhe reagime1 min lexim

Raporto gabimet

Nëse has një gabim gjuhësor a teknik gjatë përdorimit, na e trego përmes formularit të kontaktit. Çdo raport e bën Shkrimorin më të saktë.

Asnjë softuer nuk lind i përsosur, as ai që ua gjen gabimet të tjerëve. Nëse gjatë përdorimit vëren një gabim gjuhësor (p.sh. një fjalë të saktë që nënvizohet si e gabuar, ose një sugjerim që nuk të duket i drejtë) apo një gabim teknik (diçka që nuk hapet, nuk ruhet a nuk shfaqet siç duhet), na e trego.

Si ta raportosh

Raportin dërgoje përmes formularit në faqen e kontaktit. Përshkruaje gabimin sa më qartë. Ja çfarë na ndihmon më shumë:

  • Ku e hase gabimin: në redaktorin e Shkrimorit, në Fjalorin e madh, në shtesën për shfletues, në aplikacionin për celular etj.
  • Çfarë ndodhi dhe çfarë prisje të ndodhte.
  • Për gabimet gjuhësore: fjalinë ose fjalën konkrete ku u shfaq problemi.
  • Për gabimet teknike: pajisjen dhe shfletuesin që po përdorje.

Çfarë ndodh me raportin tënd

Çdo raport shqyrtohet nga ekipi ynë. Kështu përmirësohen vazhdimisht kontrolli gjuhësor, fjalori dhe aplikacionet. Përmirësimet i publikojmë rregullisht dhe mund t'i ndjekësh në faqen e përditësimeve.

Edhe diçka: nëse në fjalor të mungon ndonjë fjalë, kjo nuk quhet gabim. Për këtë shihe artikullin Dërgo fjalë të reja. Faleminderit që ndihmon ta bëjmë shqipen digjitale më të saktë!