Ndarja e dokumenteve dhe bashkëpunimi
Dokumentet mund t’ua ndash anëtarëve të ekipit tënd. Me planin Premium punoni edhe njëkohësisht në të njëjtin dokument.
Dokumentet e tua janë private derisa vendos t’i ndash. Ndarja bëhet brenda ekipit tënd: dokumentin mund t’ua japësh të gjithë anëtarëve ose vetëm disave prej tyre.
Si ta ndash një dokument
- Nga biblioteka, hap menynë e rreshtit dhe zgjidh “Ndarja…”. E njëjta dritare hapet edhe nga butoni i ndarjes në redaktor.
- Aktivizo çelësin për gjithë ekipin, ose shëno anëtarë të veçantë në listë.
- Kliko “Ruaj”.
Ndarjen e menaxhon vetëm pronari i dokumentit. Qasja është e lidhur me ekipin. Pra, kush largohet nga ekipi, humbet edhe qasjen në dokumentet e ndara.
Bashkëpunimi
Me planin Premium dokumentet e ndara hapen njëkohësisht nga disa veta. Sheh kush është brenda dhe ku e ka kursorin secili. Edhe ndreqjet gjuhësore janë të përbashkëta, në kohë reale.
Për diskutime rreth tekstit, përzgjidh një pjesë dhe kliko “Komento”. Komentet qëndrojnë si biseda pranë tekstit.
Ekipet janë pjesë e planit Premium dhe ftesat dërgohen me email. Si krijohet ekipi dhe si pranohet ftesa, e lexon te Ekipet dhe ftesat.