Të gjitha njoftimet
2 min lexim

E gatshme për instalim Kulla e shqipes 2.0

Më në fund është e gatshme për instalim Kulla e shqipes. Kjo paketë përmban dy lloj aplikacionesh: ato për mësimin e gjuhës shqipe nga nxënësit, studentët, mësimdhënësit dhe ato për drejtshkrimin e gjuhës shqipe në dokumentet e Microsoft Word nga punëtorët e administratës shtetërore, shkrimtarët, gazetarët etj.

GjuhaShqipe.com

Më në fund është e gatshme për instalim Kulla e shqipes. Kjo paketë përmban dy lloj aplikacionesh: ato për mësimin e gjuhës shqipe nga nxënësit, studentët, mësimdhënësit dhe ato për drejtshkrimin e gjuhës shqipe në dokumentet e Microsoft Word nga punëtorët e administratës shtetërore, shkrimtarët, gazetarët etj.

1. E para që duhet të bësh, për përdorimin e këtyre aplikacioneve regjistrohu në portalin GjuhaShqipe.com.

2. E dyta që duhet të bësh pas regjistrimit, shkarko dhe instalo paketën Kulla e shqipes 2.0 në kompjuterin tënd, dhe bashkë me të instalohen të gjithë softuerët e saj.

Për shkarkim dhe instalim e Kullës së shqipes kliko mbi foton e mëposhtme!

Të gjithë softuerët janë pjesë e Kullës së shqipes. Kjo paketë përmban dy lloj aplikacionesh: ato për mësimin e gjuhës shqipe nga nxënësit, studentët, mësimdhënësit dhe ato për drejtshkrimin e gjuhës shqipe në dokumentet e Microsoft Word nga punëtorët e administratës shtetërore, shkrimtarët, gazetarët etj.

Aplikacionet e Kullës së shqipes mund të përdoren në pajisjet me Android, në pajisjet me iOS, në pajisjet me Ueb, në pajisjet me Microsoft Windows, në pajisjet me Microsoft Office, në varësi të teknologjisë së parapëlqyer.

Aplikacionet e paketës provuese Kulla e shqipes 2.0 janë:

1. Drejtshkrimori 3.0 për MS Office

2. Sinonimia 1.0 për MS Office

3. Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0

4. Morfologjia digjitale e shqipes 2.0

5. Abetarja digjitale e gjuhës shqipe 1.0

6. Fillestarja digjitale e gjuhës shqipe 1.0

7. Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows

Po ashtu ...

Gjatë këtij viti, pas përmirësimit teknik e gjuhësor të aplikacioneve provuese, do të shtohen edhe aplikacione të tjera të rëndësishme për gjuhën shqipe.

Në fund të faqes sonë GjuhaShqipe.com janë butonat “Raporto gabimet” dhe “Dërgo fjalë të reja”. Ftojmë të gjithë përdoruesit e softuerëve tanë për të shprehur problemet e tyre në këtë fushë, duke na dërguar sugjerime, vërejtje apo fjalë të reja për Drejtshkrimorin 3.0, Morfologjinë digjitale 2.0 apo Fjalorin e madh të gjuhës shqipe 2.0.