Të gjitha njoftimet
1 min lexim
Agjente e shitjes (3 vende të punës në Prishtinë)
Agjente e shitjes (3 vende të punës në Prishtinë) Kërkojmë 3 agjente të shitjes me përvojë të punës, të pasionuara dhe të përgatitura për shitje në distancë kryesisht përmes telefonit.
GjuhaShqipe.com

Përshkrimi i pozitës:
- Kulla e shqipes softueri më i përparuar për gjuhën shqipe, i domosdoshëm për çdo shqiptar ka dhjetëra mijëra përdorues. Andaj, kërkojmë 3 agjente të shitjes me përvojë të punës, të pasionuara dhe të përgatitura për shitje në distancë kryesisht përmes telefonit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjigjet në thirrje dhe komunikon me përdoruesit e softuerit Kulla e shqipes.
- Identifikon klientët e interesuar për blerjen e Kullës së shqipes, dhe mbikëqyrë ata gjatë fazës së shitjes.
- Përgatit dhe prezanton oferta të personalizuara për përdorues të caktuar.
- Raporton çështjet e përsëritura në lidhje me produktin.
Kërkesat e punës:
- Aftësi të mira komunikuese dhe pasion për të arritur objektivat e shitjes dhe për të përmirësuar vetveten në këtë fushë.
- Së paku një vit përvojë të punës në fushën e shitjeve përmes “Call Center”.
Paga dhe përfitimet:
- Paga deri 30% më shumë se në vendin e fundit të punës.
- Bonuse dhe shpërblime tjera për arritjen e objektivave të shitjes.
- Kontratë afatgjate (shumë vite) nëse punëmarrësi dëshiron.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim profesional.
- Trajnim dhe mbështetje për të siguruar suksesin në rolin e agjentes së shitjes.
Afati:
Konkursi i hapur deri me datën: 20.01.2024
Mos i nënçmo aftësitë tua, konkurro!
Ju mund të dërgoni CV-në tuaj në [email protected]


