Të gjithë artikujt
1 min lexim

Konferencë për media më 5 nëntor, 2022 (e shtunë), ora 14.00, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë

Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, i udhëhequr nga Qendra për Edukim dhe Përparim e i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Kosovës, më datën 4 dhe 5 nëntor ka mbajtur takimin e punës në Prishtinë për digjitalizimin e gjuhës shqipe në përgjithësi.

Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, i udhëhequr nga Qendra për Edukim dhe Përparim e i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Kosovës, më datën 4 dhe 5 nëntor ka mbajtur një takim pune në Prishtinë në lidhje me problemet e gjuhësisë kompjuterike, si dhe për digjitalizimin e gjuhës shqipe në përgjithësi.

Temat më të rëndësishme të takimit të Këshillit Kombëtar Shkencor kanë qenë softueri për gjuhën Kulla e shqipes dhe Libri i madh i gjuhës shqipe, si dhe problemet gjuhësore që kanë dalë gjatë realizimit të tyre.

Në takim morën pjesë anëtarët e Këshillit:

Shqipëri: Prof. dr. Emil Lafe, Prof. dr. Enver Hysa, Prof. asoc. Adelina Çerpja, Prof. asoc. Anila Çepani.

Maqedoni e Veriut: Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. dr. Asllan Hamiti, Prof. dr. Ismet Osmani.

Kosova: Prof. dr. Hysen Matoshi, Prof. dr. Bahri Koskoviku.

Gjithë të mirat,

Lulëzim Shishani, drejtor

Qendra për Edukim dhe Përparim

[email protected]

+383 44 197 474